Begaj nga forumi i Prespës: Kosova e Serbia të ndërmarrin përgjegjësitë historike

Nga forumi i Prespës, presidenti i Republikës, Bajram Begaj përsëriti qëndrimin se Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm dhe se integriteti territorial dhe sovraniteti i saj nuk mund të vihen në dyshim.

Kreu i shtetit shqiptar iu bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të ulen në tryezën e bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit që çon më pas drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke.

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi.

Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke.

Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm!

Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre”, tha mes të tjerash Begaj.

Në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialog merrnin pjesë dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme