Begolli: Lidhja për Prishtinën fitoi 4 ulëse, shumëkush ka thënë se është e pamundur

Lidhja për Prishtinën ka fituar katër ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kështu tha shefi i shtabit të kësaj partie, Granit Begolli.

“Shumëkush ka thënë se është e pamundur të themelohet Lidhja e Prishtinës dhe të garohet me sukses në kaq pak kohë. Por ja që bashkë ia dolëm! Në zgjedhjet e 12 tetorit, Lidhja e Prishtinës fitoi 4 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës, një arritje e jashtëzakonshme për një lëvizje të re qytetare që u ngrit nga dashuria për qytetin tonë. Na priftë e mbara për rrugëtimin që na pret!”, shkroi Begolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme