Donald Trump e ka shumë seriozisht me Korenë e Veriut dhe pasi deklaroi se Kim Jong Un duhet të mësojë si të sillet, ka vendosur me sa duket të kalojë edhe në veprime.
Kjo, pasi sëfundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar edhe dy aeroplanmbajtëse në drejtim të Koresë së Veriut sëbashku me flotat e tyre shoqëruese duke rritur ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në zonë.
Dy aeroplambajtëset e tjera që po shkojnë në ujërat e gadishullit korean janë “USS Ronald Reagan” dhe “USS Nimitz”.
Aktualisht, në detin e Japonisë gjendet aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” sëbashku me disa destrojerë dhe kruizerë.
Të treja aeroplanmbajtëset transportojnë secila nga 90-100 avionë gjuajtës përveç pajisjeve të tjera me raketa, gjë e cila përbën një forcë ushtarake të tmerrshme dhe të papërballueshme.