Bëhet horë ministri i Labit: Ka probleme elementare të gjuhës shqipe (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Ekrem Mustafa, duket se i ka problem paraqitjet publike para mediave.

Pas vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut, ku ishte nënshkruar një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Shkupit zyrtar për krijimin e një task-force të përbashkët me qëllim të rritjes së sigurisë, ministri kosovar, Ekrem Mustafa, në paraqitjen e tij para mediave ka performuar shumë dobët.

Teksa ka folur për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë, ministri në largim Mustafa ka thënë se “Kosova dhe Maqedonia janë dy vende miqe”.

Përveç kësaj, “ministri i Labinot Tahirit” i ngatërronte edhe shtetin maqedonas me policinë dhe nuk arrinte të artikulohej assesi duke ngatërruar fjalët “stimulim” e “demonstrim”.

Probleme të ngjashme, Mustafës i janë shfaqur edhe gjatë raportimeve që i bënte në komisione të ndryshme parlamentare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme