Stafi mjekësorë në spitalin e Pejës, bënë të ditur se në këtë spital një vajzë e mitur ka lindur një foshnje.

Pas kësaj personeli mjekësorë ka njoftuar policinë, me ç’rast mashkulli i cili dyshohet se është babai i foshnjës është intervistuar nga prokurori dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Nga personeli i Spitalit të Pejës, është informuar se viktima femër kosovare e mitur, ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia./Telegrafi/