Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës mbahet takimi me familjarët e dëshmorëve të kombit.
Në këtë takim do të bëhet shpërndarja e certifikatave të dëshmorëve të kombit, të cilët kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para luftës çlirimtare të Kosovës, por që deri më tani kjo kategori e dëshmorëve të kombit nuk janë njohur dëshmorë të kombit, për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës.