Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka publikuar një foto të pa parë më herët.
Është kjo foto e vitit 1990, kur oda e Pacollit ishte një nga qendrat e levizjes Rugoviane.
Ai thotë se babai i tij ishte mbështetës fanatik i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.
“Dëshiroj të ndajë me ju diçka që nuk është publikuar më parë. Në vitin 1990, oda ime ishte një nga qendrat e lëvizjes Rugoviane. Përveç pajtimit të gjaqëve, aty u mbanin edhe takimet e rregullta të LDK-së, në atë kohë. Babai im i ndjerë ishte mbështetës fanatik i Ibrahim Rugovës. E kujtoj me mall këtë fotografi” ka shkruar Pacolli në facebook.