Bëhuni gati për acar, këto janë temperaturat për javën e ardhshme

Të hënën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta bore. Ditën e martë do të mbajë mot kryesisht me vransira, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Nga dita e mërkurë do të ketë intervale më të gjata me diell, por që temperaturat do të jenë nën 0C gjatë tërë ditës, që në meteorologji njihen edhe si ditë të akullta.

Të premten vransirat do të fillojnë të shtohen, e në mbrëmje vonë priten edhe mundësi për reshje bore. Sipas tendencave të fundit, në fundjavë një tjetër depërtim i masave të ftohta polare nga verilindja, ka gjasa të sjellë sërish mot të ftohtë dhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit në këtë javë do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga -9C deri -3C, e maksimale nga -1C deri në +2C.
Era do të fryejë mesatarie, kryesisht nga krahu verior 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme