
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta ka reaguar pas fitores së kandidatit të AKI-së në këtë komunë, Valbon Limanit. Bejta ka akuzuar kundërkandidatin për keqpërdorim të fondeve.
“Ata i keqpërdorën financat e komunës të cilat i kanë plaçkitur dhe për një javë rresht, ata kanë ndarë shumë para te qytetarët e Gostivarit dhe besoj që institucionet e shtetit do të hyjnë në komunë dhe do ta vërtetojnë krimin që e ka bërë Taravari dhe e ka vazhduar Limani. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe besoj që çdo gjë do të dalë në sipërfaqe”, tha Bejta.



