Bekim Haxhiu akuzohet nga Sami Lushtaku për nxitje të përqarjes brenda PDK-së

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, e ka shkarkuar sot nga posti i nënkryetarit të Degës, Bekim Haxhiun, i cili njëkohësisht është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.

Lushtaku ka thënë se Bekim Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe ka shpërfillur vendimet e partisë.

Megjithatë Haxhiu vazhdon të mbetet vetëm anëtar i Degës.

Pjesë nga komunikata e PDK-së:

Gjithashtu Kryesia e degës, me propozim të Kryetarit Sami Lushtaku ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e më hershëm për emërimin e Bekim Haxhiut nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj. Në bazë të këtij vendimi z.Bekim Haxhiu që nga sot nuk është nënkryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ndërsa i njejti vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së degës së PDK-së në Skenderaj.

Në arsyetimin e propozmimit, të votuar unanimisht, z Sami Lushtaku ka thënë se z Haxhiu ka nxitur përqarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme