Një veprim i Kadri Veselit, do të jetë determinues për të ardhmen politike të Bekim Jasharit, djalit të heroit të kombit, Hamëz Jasharit.
Nëse kryetari i PDK-së, nuk e mban fjalën për ta kandiduar Nuredin Lushtakun, për kryetar të Skënderajt, ashtu sic ka qenë marrëveshja paraprake, atëherë Jashari sic ka konfirmuar për Magazina.al se do t’i futet gares për kryetar të këtij qyteti.
Magazina.al ka biseduar me Bekim Jasharin për ta scaruar pozicionin e tij karshi zhvillimeve politike që mund të ndodhin në bastionin e PDK-së; Skënderaj. “Ka kërkesa të shumta që të kandidoj si i pavarur”, ka thënë Jashari duke sqaruar se kandidatura e tij, do të vjen vetëm atëherë nëse Nuredin Lushtaku nuk kandidohet nga PDK-ja dhe në vend të tij rikandidohet Sami Lushtaku. Në këtë rast në lojë futet Jashari, si kundërkandidat Sami Lushtakut. “Jo unë nuk do jem kandidat i ndonjë partie. Unë do kandidoj si i pavarur”, ka thënë Jashari për Magazina.al