Bekim Jashari: Për Sami Lushtakun vetëm Jasharët e vdekur janë të mirë

Në një bisedë të aferës “Pronto” me Adem Grabovcin, Sami Lushtaku thoshte se do të ia tregojë qefin Jakup Krasniqit edhe po të ishte djali i Adem Jasharit.

Asokohe ishte befasi që një personalitet nga Drenica të kishte diskurs të tillë ndaj familjes Jashari. Por, ish komandanati i Drenicës Sami Lushtaku tashmë është futur në një betejë akuzash me njërin nga përfaqësuesit e familjes Jashari, kryetarin e Skënderajt Bekim Jasharin. Ndarjet duken të kenë qenë më të hershme.

Kjo kronikë e Klan Kosovës tregon se si Rifat Jashari nuk i jepte dorën Sami Lushtakut pas faljes së namazit të Bajramit vite më parë. Përplasja është rikthyer sërish. Jashari e Lushtaku kanë vazhduar të hedhin kritika e akuza ndaj njëri-tjetrit, për angazhimin dhe aktivitetet para dhe pas luftës. Kurse, përplasja ka marr kahe tjetër, kur një ditë më parë në televizionin Dukagjini, Bekim Jashari ka thënë për Lushtakun se ka qenë larg vatrave ku luftohej gjatë viteve 1998 dhe 99 në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme