Paraburgimi i Bekim Maksutit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, njërit prej të ndaluarve për zjarrin në diskotekën Puls në Koçan, është zgjatur edhe për 30 ditë të tjera. Ndërkohë, tre ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, janë në arrest shtëpiak. Tre ish-kryetarët e bashkisë së Koçanit janë gjithashtu nën arrest shtëpiak, si dhe disa oficerë policie dhe shefa policie në Koçan. Deri më tani, hetimi ka përfshirë 59 të dyshuar, nga të cilët 19 janë në paraburgim efektiv, 13 nën arrest shtëpiak, 12 nën masa paraprake dhe një po i nënshtrohet trajtimit mjekësor. /Alsat.mk