Kandidati për kryetar komune i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali, sot së bashku me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, kanë vizituar esnafët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Në këtë marsh që u realizua në rrugët e Çarshisë, u vizituan shumë afaristë dhe esnafë të kësaj ane, me ç’rast u bisedua mbi problemet e përditshme të tyre dhe ofertën politike të koalicionit opozitar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.