Bekim Sali – BDI’së: Shpifni sa të doni, BESA do t’ua fikë dritat

Pas informacioneve se gjoja gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një incident në degën e Lëvizjes BESA në Çair, kanë reaguar ashpër nga kjo parti duke hedhur poshtë këto zëra.
Kryetari i Degës së Çairit, Bekim Sali, ka thënë se bëhet fjalë për shpifje të mediumeve të afërta me BDI-në për të dëmtuar ata, megjithatë BESA sipas tij, gjithnjë po bëhet më e fortë dhe kjo do të dëshmohet në zgjedhjet e tetorit.

“Sot shpifja nuk është anonime. Atë e bëjnë portalet e paguara nga DUI & Co. E mira është se sa më shumë që ata na shpifin, ne aq më shumë forcohemi. Që nga paraqitja e Besës nuk lanë gjë pa na shpifur, por Besa ua prishi matematikat. Kështu kur mësimet i merr nga vet shejtani. Sidoqoftë, i informoj aktivistët se në Besën e Çairit le që nuk ka e nuk ka pasur asnjë përçarje, por ne në Çair të gjithë e kemi vetëm një çështje – të vijë sa më shpejt dita e zgjedhjeve. Atë ditë shpifësit do ta marrin përgjigjen e tyre. Atë mbrëmje përsëri do ua fikim dritat e shtabeve qysh në orën 19.00”, ka shkruar Bekim Sali.

Po ashtu lidhur me lajmin ka reaguar edhe anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, për të cilin është thënë se njerëz të tij janë futur në mbledhjen e Lëvizjes BESA, duke thënë se dje as që ka pasur mbledhje dhe se bëhet fjalë për një gënjeshtër të rëndë.
“Skam besuar se portalet mund të bien kaq poshtë dhe të sajojnë gënjeshtër kaq të rëndë.
Mbasi që shumë miq më kontaktuan ndjej për obligim të ju informoj se lajmi në fjalë është i pavërtetë tërësisht. Nuk ka patur kurfarë mbledhje e as diçka të tillë. Kjo është vetëm një shpifje e kulluar nga portali në fjalë për të dëmtuar imazhin tim personal dhe të subjektit në prag të zgjedhjeve. Apeloj te portalet që e kanë marë lajmin ta tërheqin dhe mos të bëhen pjesmarës në këtë veprim”, ka shkruar në facebook Kastriot Rexhepi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme