“Lajmi i mirë është se këta njerëz i numërojnë ditët e fundit në krye të Komunës së Çairit dhe ardhja jonë aty do ta ndalë këtë kaos urban në Çair, duke e kthyer qytetarin dhe afaristin në qendër të vëmendjes. Nuk mund të lejojmë që të rrezikohet jeta e dikujt dhe paratë e dikujt që investon ose që me shumë telashe mbledh para që të blejë një banesë, ndërsa kjo të jetë vetëm në dobi të xhepave të disa personave që sot e drejtojnë padrejtësisht Çairin.
Të nderuar banorë të Çairit, nuk ka asgjë më të shtrenjtë dhe më të shenjtë se jeta e njeriut dhe nuk ka poshtërsi më të madhe se dikush të abuzojë me jetën e njerëzve për përftime të veta meskine. Çairi do të jetë përsëri çair i bukur. Këtë jua premtoj unë!”, ka thënë në press-konferencën për media, Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Bekim Sali.