“Komuna e Çairit për 16 vjet me radhë është drejtuar nga njerëz të paaftë, qëllimi i vetëm i të cilëve ka qenë ta pasurojnë veten, familjen dhe klanin e tyre. Ndërkaq çmimi i pasurimit të tyre ka qenë varfërimi ynë dhe humbja e më të çmueshmes që e kemi – gjeneratës së re! Jo vetëm që kanë dhënë premtime të rrejshme për një ardhmëri më të mirë qysh nga 2005 e këndej, por BDI-ja në Çair e ka kthyer jetën tonë në një makth dhe ka prodhuar edhe një geto urbane me ndërtesa pa leje, duke е shkatërruar jetën e secilit banori në këto lagje dikur të njohura si lagje të gjelbra.
E duke qenë këtu dëshirojmë ta pyesim kryetarin aktual të Çairit, Visar Ganiu, se cila nga ndërtesat e reja në Çair ka leje ndërtimi? Ndërkaq pyetja e dytë për të është: në çfarë xhepa ka përfunduar ryshfeti dhe përqindjet, në mënyrë që të lejohen këto ndërtime të egra? E nëse thotë se nuk ai ka marrë ryshfet, atëherë shtrohet pyetja se për çfarë arsye i ka lejuar atëherë këto ndërtesa? Cili është çmimi i këtij mashtrimi?”, ka thënë sot në press-konferencën për media, Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Bekim Sali.