Bekteshi: Prej sot buka, vaji dhe mielli shiten me çmimin blerës

Gazetare: Andrea Çobanova

Buka, vaji dhe mielli në tregtinë me pakicë nga sot do të shiten me çmimin blerës gjegjësisht tregtarët nuk do të lejohen të përllogaritin marzhë të fitimit. Për produktet e tjera ushqimore, marzha e kufizuar tregtare ulet nga 10 në 4 për qind në tregtinë me shumicë dhe nga 5 në 3 për qind në tregtinë me pakicë. Sipas ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vendimi i ri për marzhat do të bëjë presion që çmimet e ushqimeve bazë të mos rriten shumë.

“Heqja e plotë e marzhave për këto tre produkte nuk vlen për tregtarët me shumicë, sepse të gjithë shitësit me pakicë në vendin tonë furnizohen nga prodhuesit. Nuk do të kenë humbje nga këto produkte, thjesht nuk do të kenë fitim dhe bëhet fjalë vetëm për tre produkte”, deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

Marzha e kufizuar do të hiqet nga frutat dhe perimet sepse analizat kanë treguar se çmimet e këtyre produkteve do të ulen, shprehet Bekteshi. Nga sot vendi ka ndaluar eksportin e vajit të gatimit në të gjitha vendet për të pasur sasi të mjaftueshme për nevojat vendore. Në vetëm tetë ditë, 330 ton vaj gatimi është eksportuar në fqinjësi dhe në BE. Nëse është e nevojshme, vendi do të ndalojë eksportin e miellit, misrit dhe grurit, sepse kërkesa për këto produkte është në rritje, veçanërisht nga Greqia fqinje./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme