Bela: Trendi i migrimit të të rinjve është fatal për vendin tonë

Trendi statistikor i largimit të të rinjve ka të bëjë me procesin e globalizimit, i cili e mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve dhe të fuqisë punëtore për ti plotësuar kërkesat e industrisë në vendet e zhvilluara evropiane, kështu vlerëson profesori Bujamin Bela, në “Rruga drejt…”. Sipas tij kjo paraqet një humbje të madhe për shoqërinë tonë, shkruan Alsat.

“Trendi i largimit ka filluar që nga vitet e 90-ta, që nga koha e ish Jugosllavisë e deri tek liberalizimi i vizave që është një lloj përkrahjeje i kësaj lëvizjeje dhe migrimit. Por tash shihet se ky lloj i migrimit është në thojza fatal për shoqërin tonë, sepse veçmë nuk ka dallime etnike, gjinore, regjionale, por është një trend ku me të vërtet po humbim pjesën më vitale të shoqërisë dhe investimin më të madh të cilën e bëjmë neve si shoqëri, si shtet, si institucione. Shohim se ka një lloj të paraqitjes së intencës, të vazhdimësisë së migrimit, duke na u paraqit mungesa nëpër sektorë, nëpër institucione… Kjo me të vërtet për ne si shoqëri është një humbje e madhe”, deklaroi Bujamin Bela, profesor. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme