Belgjika ngrin asetet ruse në vlerë prej 10 miliardë euro

Belgjika ka ngrirë asetet ruse në vlerë prej 10 miliardë euro (10.9 miliardë dollarë) në dy javët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria belge e Financave ka bllokuar qasjen në llogari për individët dhe kompanitë ruse të goditura me sanksione nga Bashkimi Evropian për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në dy javët e fundit, 2.7 miliardë euro në llogaritë bankare janë ngrirë dhe transaksione me vlerë 7.3 miliardë euro janë bllokuar, thuhet në raport.

Asetet ruse në Belgjikë janë kryesisht në sektorët e energjisë, plehrave, turizmit, çelikut dhe diamanteve.

Sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë për luftën në Ukrainë zbatohen për gjithsej 862 individë dhe 53 organizata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme