Bëni gati sajën, nga e shtuna priten reshje bore!

Mot i ndryshueshëm me vranësira do të mbizotërojë deri të premten, me paraqitje të mjegullës nëpër lugina të veçanta. Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë ditën e shtunë do të ketë ndryshim të ndjeshëm të motit me reshje më të dendura, të cilat gjatë ditës do të kalojnë në borë në pjesët e poshtme të vendit.

Në male do të krijohet mbulesë dëbore më e madhe, e në disa vende më të ulëta mbulesë më e vogël bore. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa temperaturat do të ulen ndjeshëm, thonë nga DPHM.

Të dielën temperatura minimale e mëngjesit do të zbresë deri në -5, ndërsa të hënën deri në -13 gradë. Temperatura maksimale ditore do të arrijë në 7 gradë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme