Benoit Hamon do të jetë kandidati i partisë socialiste franceze në zgjedhjet presidenciale të prillit, në Francë, pas fitores në balotazhin e të dielës.
Ish-ministri i Arsimit, që kërkon mes të tjerash të përcaktojë një nivel bazë të ardhurash prej 600 eurosh për çdo të rritur, mundi ish-kryeministrin Manuel Valls në raundin e dytë të votimit.
Sidoqoftë, socialistët nuk pritet të arrijnë rezultate të kënaqshme në zgjedhjet presidenciale të pranverës, kjo edhe për shkak se presidenti në largim, François Hollande, që ka deklaruar që më herët se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në detyrë, ka një mbështetje shumë të ulët në sondazhet e opinionit publik.
Konservatori François Fiillon liderja e ekstremit të djathtë Fronti Nacional Marine le Pen dhe Emanuel Macron që kandidon si i pavarur, kryesojnë sondazhet deri më tani.