“Benz-i” me shpejtësi të lartë përplas furgonin me 7 pasagjerë; Shpëtojnë nga flakët 4 personat në automjet, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje rreth orës 03:30  të mëngjesit të sotëm (14 Qershor) në afërsi të vendit të quajtur “pushimit të shoferit” .


Një automjet tip Benz i ka rënë nga pas një furgoni me 7 pasagjerë që udhëtonte drejt Rinasit.

Shpejtësia e madhe ka bërë që Benzi-i të thyejë barrierat dhe të përfundojë në kanalin kullues përgjatë autostradës, ku më pas është përfshirë nga zjarri.

4 personat që ndodheshin në Benz kanë arritur të shpëtojnë nga flakët duke dalë nga automjeti.

Ndërkohë furgoni ku udhëtonin 7 pasagjerët ka përfunduar qindra metra larg.

Dy prej udhëtarëve raportohet se janë në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.

aksident fier lushnje (1)

aksident fier lushnje (3)

Screenshot_1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme