Policia ka lëshuar informacion në lidhje me incidentin e pasdites së kësaj të shtune në dalje të tunelit të Elbasanit, ku një automjet u përfshi nga flakët.
Shpërthen në flakë një makinë në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë
Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima si pasojë e flakëve, ndërsa makina tip “Mercedes Benz” është shkrumbuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet, sipas burimeve zyrtare.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.Sh.,
Si pasojë mjeti është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Grupi hetimor po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të ngjarjes./GSH



