Beograd, 14 vjeçari vrau 8 nxënës dhe rojen e sigurisë – Mori njësh dhe u çmend!

Policia serbe ka konfirmuar se tetë nxënës dhe roja e sigurisë kanë humbur jetën kur një 14-vjecar kishte shtënë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, njofton KlanM.

Arsimtarja e historisë, për të cilën u raportua se është vrarë, është e plagosur dhe trajtohet në spital, sikurse edhe pesë nxënës të tjerë.

Gjithçka nisi në orën 08.30 minuta të mëngjesit, kur 14 vjecari I identifikuar si Kosta K. kishte mbërritur në shkollë, percjell KlanM raportimin e mediave serbe.

Kishte filluar një zënkë me rojen e sigurisë, e më pas kur ai ishte përpjekur ta qetësojë, 14-vjecari nxjerr armën gjuan rojen dhe fillon lëvizjen.

Ka takuar edhe tre shokë në sallën shkollore, I vret të tre.

Më pas ka shkuar në klasë në orën e historisë. Ka shtënë në drejtim të arsimtares, e ka plagosur, nxënësit tjerë kanë kërcyer mbi të, në përpjekje për ta ndaluar.

Atje ka vrarë edhe pesë nxënës të tjerë. Por, nuk është ndalur. Ka vazhduar me të shtënat, madje edhe kur kishte rënë në dyshme.

I mituri 14-vjecar që ka kryer vrasjet, sic percjell KlanM, është nxënës I shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në lagjen elitare “Vraçar” të Beogradit. Ai është gjetur në oborrin e shkollës dhe është arrestuar nga policia.

Mediat serbe, sic percjell KlanM, njoftojnë se 14-vjecari ka qenë nxënës shembullor, ka marrë pjesë në gara të matematikës dhe biologjisë dhe ka marrë shumë shpërblime dhe mirënjohje.

Ka qenë një ndër nxënësit më të talentuar të shkollës fillore ku kreu masakrën. Raportohet se ka qenë i biri i një radiologu të njohur serb.

“Mori 1 nga historia dhe për këtë shkak u çmend. Shtiu ndaj arsimtares së historisë e më pas edhe ndaj nxënësve tjerë. Ai i ka të gjitha 5-she” – kanë dekaruar nxënës të kësaj shkolle.

Sipas mediave serbe, 14-vjeçari Kosta K. ka gjuajtur me dy armë, por ka patur edhe një çantë krahu me “koktej molotovi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme