Serbia dërgon letrat shtesë në Francë për të ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd. Është agjencia serbe Tanjug që bën të ditur se Ministria e Drejtësisë serbe ka dërguar një mal me dosje të përkthyera në frëngjisht dhe që kanë të bëjnë me akuza që nuk janë shqyrtuar nga Haga e cila e ka shpallur të pafajshëm Haradinajn
Haradinaj u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, nga policia franceze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet e Beogradit në vitin 2004 dhe që prej asaj dite mbahet në gjendje burgimi.
Krimet në fjalë, sipas autoriteteve serbe, janë kryer ndaj popullatës civile në zonën e Dukag