Beogradi e do AKS-në vetëm sipas Brukselit, jo si e do Prishtina

Për Serbinë mbetet prioritet formimi i Asociacionit /Bashkësisë së Komunave Serbe (AKS) ashtu siç është formuluar në Marrëveshjen e Brukselit dhe jo sipas vendimeve të brendshme politike të Prishtinës. Kështu citohet të ketë deklaruar sot u.d të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

Ne, pas kaq vitesh të shtyrjes nga Prishtina ndodhemi në situatë që më të mos u besojmë fjalëve, por veprave të tyre (e ka fjalën për shqiptarët), është shprehur Gjuriq gjatë një konference të Partisë Përparimtare Serbe me gazetarët. Kjo ishte përgjigjja Gjuriqit në pyetjen rreth paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se do të nisë hartimi i Statutit të AKS-së.

“Vetëm pasi pala kosovare ta bëjë këtë Serbia do të mund të besojë në qëllimet e tyre serioze”, ka thënë Gjuriq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e vërtetë se biznesmeni nga veriu i Kosovës dhe funksionari i Partisë Përparimtare Serbe (partis së Aleksandar Vuçiqit), Zoran Millojeviqi drejtor i “të bijës: së firmës së Telekomit të Serbisë në Kosovë (Beogradi Republikën e Kosovës vazhdon ta quaj krahinë), Gjuriq ka thënë se për këtë duhet ta pyesni Telekomin.

Në pyetjen shtesë rreth drejtorit të Telekomit (serb) në Kosovë, Gjuriq ka sqaruar se drejtor është njëfarë Ilija, “porse nuk po mund i kujtohet mbiemri”.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme