Beogradi flet për 220 mijë serbë të zhvendosur nga Kosova, asnjëherë s’ishin kaq

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë përmes një komunikate, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, thekson se “pas dëbimit masiv të popullsisë joshqiptare nga”, siç e quan Beogradi zyrtar Republikën e Kosovës “Krahina, Serbia ka strehuar mbi 220 mijë të zhvendosur intern dhe se deri më sot në të gjitha adresat e paraluftës janë kthyer më pak se pesë për qind, ndërsa një kthim të qëndrueshëm është realizuar në 1,9 për qind të rasteve”, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj komunikate, kthimi i qëndrueshëm është realizuar në mjediset rurale, ndërsa kthimi në mjediset urbane është bërë fare i pamundshëm.

Beogradi thekson se as bashkësia ndërkombëtare nuk e trajton në mënyrë adekuate kthimin në Kosovë, “ani pse personat e zhvendosur intern nga Kosova e Metohia janë popullata e zhvendosur më e rrezikuar në Europë”, theksohet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Beogradi pohon se në “Kosovë e Metohi gjatë 19 vjetëve janë kthyer rreth 4.000 të zhvendosur, por edhe ata ballafaqohen çdo ditë me një varg problemesh, të cilat nuk po eliminohen, me qëllim që të zhvendosurit të shkurajohen nga qëllimi për t’u kthyer në pronat e tyre”, siç thuhet në komunikatë.

“Përveç për shkak të sulmeve fizike ndaj të kthyerve, pasurisë së tyre dhe të trashëgimisë fetare e kulturave, të zhvendosurit nuk e kanë të mundshme të realizojnë të drejtat për kthimin e pasurisë private dhe dhënien masive të lejeve për legalizimin e objekteve të cilat uzurpatorët i ndërtojnë në tokat e personave të zhvendosur, si një nga pengesat vendimtare për kthim të qëndrueshëm”, vazhdon komunikata.

“Me gjithë rezultatet e pakta të kthimit”, shton komunikata, “një numër i madh i të zhvendosurve intern dëshiron të kthehet në Kosovë e Metohi, gjë që e vërteton edhe hulumtimi i UNHCR-së, sipas të cilit 95,7 për qind e familjeve të anketuara ka shprehur interesim për kthim, ndërsa si kushte të munguara të zhvendosurit theksojnë zgjidhjen e e çështjeve të strehimit dhe të çështjeve të tjera pronësore, të sigurisë, lirisë së; lëvizjes dhe të punësimit”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në kumtesën e saj thekson se ajo vazhdo të luftojë për realizimin e kushteve për kthim të të zhvendosurve, ndërsa përmend si hap të rëndësishëm në këtë favor realizimin e projektit “Sunçana dolina” (Lugina e Diellit në pjesën veriore të Mitrovicës – sqarim ynë), me të cilin do të sigurohen kushte për kthim të qëndrueshëm të rreth 300 familjeve, përfundon kumtesa.

Institucionet e Kosovës nuk janë marrë fare me këtë problem, as me saktësinë e pohimeve të Beogradit, sipas të cilave del se në Kosovë para luftës do të kenë jetuar rreth 400 mijë serbë (220 mijë “të dëbuar me forcë” dhe rreth 200 mijë të tjerë që jetuakan në veri të Kosovës dhe në enklavat në jug të Ibrit). Po ashtu nuk e kanë parë të arsyeshme të flasin për mbi 30 mijë shqiptarë të zhvendosur me forcë nga pjesa veriore e Mitrovicës, as për pronat e tyre të uzurpuara. Institucionet e Kosovës kanë heshtur edhe për dhjetëra mijëra shqiptarë që janë detyruar të lënë trojet shekullore për shkak të politikave diskriminuese e të represionit të pushtetit serb në Luginën e Preshevës – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Institucionet e Kosovës nuk e kanë parë të arsyeshme të sqarojnë se me paratë e tatimpaguesve janë ndërtuar e riparuar shtëpitë e serbëve në Kosovë, të dëmtuara nga flakët e luftës së shkaktuar nga Beogradi e më vonë si hakmarrje e shqiptarëve, e as rindërtimin dhe kujdesin për objektet fetare e të trashëgimisë kulturore serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme