Beogradi po dëshiron të bëhet Haga e vogël

“Kroatët po i pengon edhe arrestimi i ish – komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në Francë me fletë arrest të Serbisë dhe e akuzojnë Serbinë se po e merr rolin e ‘Hagës së vogël’”, ankohen medie serbe, transmeton Koha.net.

Në Bruksel është në hartim e sipër rezoluta për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane dhe që do të prezantohet në Këshillin për Politikë të Jashtme në parlamentin Europian më 27 shkurt

Në këtë rezolutë janë paraqitur 325, ankohet “veçernje novosti” i Beogradit se nga gjithë ky numër nga eurodeputetët kroatë janë paraqitur 84 sosh, pra një e katërta e tyre.

Vërejtjet e kroatëve kanë të bëjnë kryesisht me mbrojtjen e minoritetit kroat në Serbi, me kthimin thesarit kulturor,e zgjidhjen e çështjes së kufijve ndërshtetërorë si dhe me suspendimin e ligjit të Serbisë për juridiksionin e përgjithshëm për krimet e luftës.

“Kroatë po i pengon edhe arrestimi i ish – komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në Francë me fletë arrest të Serbisë dhe në amendamente e akuzojnë Serbinë se po e merr rolin e ‘“Hagës së vogël’”.

Për Zagrebin therë në sy janë edhe bashkëpunimi Beograd – Moskë, sidomos ushtrimet e përbashkëta e janë dhënë vërejtje edhe pse Serbia s’i ka dorëzuar tre radikalët e vet në Tribunalin e Hagës për mosrespektim të Gjykatës.

Kroatët kanë kërkuar qartë që në rezolutë të vihet kusht që çështjet bilaterale të zgjidhen në fillim të negociatave Serbi – BE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme