Beogradi po e përkthen materialin kundër Haradinajt,duhen 2 deri në 4 ditë

Beogradi ende është duke e përkthyer materialin që planifikon t’ia deponojnë Gjykatës franceze kundër Ramush Haradinajt. Sipas Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, tani gjithçka është në duart e përkthyesve të cilëve u duhen 2-4 ditë.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë po punon në përkthimin e dokumentacionit për rastin Haradinaj dhe menjëherë pas përkthimit, kërkesa për ekstradim të ish – kryeministrit të Kosovës, do t’iu dërgohet autoriteteve franceze të drejtësisë

Gazeta “Blic” e Beogradit njofton se në Ministrinë e Drejtësisë është thënë se nevojiten edha dy – katër ditë deri sa të përkthehet i gjithë dokumentacioni.

“Fjala është për një dokumentacion vëllimor të Prokurorisë dhe tani çdo gjë varet nga përkthyesit. Sapo të përfundojë kjo punë, do ta dërgojmë kërkesën për ekstradim , citon kjo gazetë të kenë thënë zyrtarë kabinetit të ministres serbe të Drejtësisë Nela Kuburoviq.

Një pjesë e dokumentacionit është dërguar dy ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Bazel, Francë. Bëhet falë për vendimin për inicimin e hetimit dhe për atë të fletë arrestit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme