Beogradi reagon pas deklaratës së Kurtit se nuk i duhet njohja nga Serbia

Në jehonën e kërcënimeve të reja në rrugën drejt BE-së dhe porosive se dialogu duhet të përshpejtohet dhe të zgjidhet nyja e Kosovës, ditë më parë kryeministri i Kosovës Kurti tha se “Kosova mund të vazhdojë të jetojë edhe pa njohjen nga Serbia”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Nëse ky është ndryshim qëndrimi i palës shqiptare është i sinqertë, që insistonte vetëm në njohje, shtrohet pyetja pse kaq shumë presione ndaj Serbisë që të arrihet marrëveshja dhe ndërlidhja e saj me anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ish-diplomati Vladislav Jovanoviç për “Novosti”, tha se deklarata e Kurtit në stilin “mundemi edhe pa Serbinë, është larg nga ajo se nuk shqetësohet për njohje”.

“Të gjitha aksionet e Kurtit nuk janë të pavarura, por të bashkuara me mentorët perëndimor. Shqiptarët janë mjet i presionit më të tmerrshëm ndaj Serbisë. Perëndimi nuk do pres gjatë për njohje, sepse nëse zhargitet nuk do ketë efektin në botë”, thotë ai dhe shton se “Shqiptarët janë mjet në situatën tonë delikate dhe kusht për përshpejtimin e hapave drejt BE-së së bashku me raportet me fqinjët dhe pranimin e Kosovës, këtë ata nuk e thënë hapur, prandaj e thonë përmes shqiptarëve, sepse shqiptarët mund të thonë gjithçka, duke bërë incidente, po pa rrezikuar qëllimin sepse nuk iu tërhiqet vërejtja asnjëherë nga perëndimi”.

Ambasadori i dikurshëm serb në Rumani Branko Brankoviç tha se deklarata e Kurtit flet për situatën e pashpresë të tij.

“Mendoj se këtë e ka thënë për nevoja të brendshme për qetësimin e rivalëve që presin përparim në njohjen e Kosovës, që nuk po vjen. Ata e kanë të qartë se Serbia nuk do të pranojë, këtë e dinë edhe BE dhe ShBA. BE ka intensifikuar presionet duke parë se ka humbur ndikimin në Ballkan dhe rruga e vetme e kthimit të tij është përmes dialogut Beograd dhe Prishtinë”, tha Brankoviç.

Siç dihet, dialogu do vazhdojë me 19 korrik, në nivelin e lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit, ku sipas Petkoviç drejtor i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës, do të flitet për kthimin dhe Dragica Gashiç, për të pagjeturit dhe Asociacionin.

Ndërsa lidhur me takimin e radhës Vuçiq ka thënë se beson në përparim dhe në zgjidhjen e çështjeve konkrete, pasi bisedimet mundësojnë vazhdimin e investimeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme