Qeveria serbe ka njoftuar se sot do të nis linja hekurudhore Beograd – Veri i Kosovës. Mirëpo, zyrtarët në Kosovë, këtë linjë po e quajnë ilegale, Serbia pritet sot ta përurojë.
Për blerjen e këtij treni në të cilin shkruan “Kosova është Serbi” i ka ndihmuar edhe Rusia me kredi të dhëna
Në vitin 2003 në kohën e fushatës zgjedhore në Serbi, ishte përuruar edhe një linjë e tillë, mirëpo treni nuk qarkulloi kurrë.