Beqa: E pamoralshme përpjekja e VV-së për të përfituar politikisht nga rasti Dehari

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa e ka vlerësuar si jomuhane përpjekjet e deputetëve të Vetëvendosjes, siç thotë ai për të përfituar politikisht prej fatkeqësisë se rastit Dehari.

Ai ka akuzuar VV-në se kanë bërë propaganda për të përfituar politikisht nga ky rast kaç i ndjeshëm, transmeton Indeksonline.

“Për çdo vrasje apo vetëvrasje fillimisht hetohen motivet që e kanë shtyrë drejt saj. Cili mund të ishte motivi që të vritet Astrit Dehari.  Ai ka qenë thjesht njeri sikur të gjithë moshatarët e tij, që ka pas jetën përpara, jetën të cilën ju lëvizja Vetëvendosje ja keni mbushur me ideologjinë e juaj”, ka thënë Beqa në seancën e sotme të jashtëzakonshme për rastin Dehari.

Dehari, sipas deputetit Beqa nuk ishte i burgosur politik siç ka thënë VV.

“Në ditarin e z.Dehari thuhet se si sekretari I lëvizjes Vetëvendosje i kishte thënë qe të mos shqetësohet për faktet që kishin dalur  në publik, sepse me këto fakte sipas ditarit të tij Molliqaj kishte thënë do të merremi ne Lëvizja Vetëvendosje. Në ditarin e tij z.Dehari ankohej se si i binte të fliste shumë pak me familjarët e tij prej juve, sepse asnjëherë nuk e keni lejuar të qëndronte vetëm me familjarët e tij”, ka shtuar Beqa.

Beqa ka thënë se të gjithë janë të interesuar qe të zbardhet vdekja e Deharit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme