Beqiri: Kjo është gjeografia politike e Kosovës

Ismet Beqiri, deputet i LDK-së, duke folur për rrëzimin e Qeverisë së shefit të tij, Isa Mustafës, ka thënë se votimi për rrëzim tregon më së miri fytyrën e partive politike.

Në një deklaratë për media, Beqiri ka thënë se LDK-ja ende nuk ka pasur bisedime për koalicione të mundshme parazgjedhore.

“Ajo që mund të them është e qartë. Thash edhe më herët se partitë janë bërë në një anë. U pa nga vota dhe kjo nuk është punë e opozitës sepse ata i kishin vetëm 30 vota. Sidoqoftë kjo është gjeografia politike, këto janë partitë politike. Sistemi është i tillë që një parti nuk mundet vetme me udhëheq”, ka thënë Beqiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se i është dukur interesante se si një parti si PDK-ja që ishte në koalicion qeverisës me LDK-në, votoi për rrëzimin e kësaj Qeverie.

“Në këtë rast është interesante se si ka ndodhur tërë kjo sepse të votosh kundër vetes, kundër të qenit më tutje në qeverisje është e habitshme”, ka thënë veç të tjerash Beqiri.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme