Beqiri: Shpend Ahmeti s’do të jetë më kryetar i Prishtinës

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri nuk ka dashur të komentojë nëse ai do të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Por Beqiri në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur i bindur se LDK do ta rimarrë Prishtinën, dhe se kryetari aktual, Shpend Ahmeti nga Lëvizha Vetëvendosja nuk do të jetë më kryetar i kryeqytetit.

 

“Ne tash jemi duke biseduar për zgjedhjet nacionale, ne jemi të gatshëm edhe për njërën edhe për tjetrën. Si LDK jemi të gatshëm ta fitojmë Prishtinën”.

“Ne do të marrim qëndrimin e degëve të Prishtinës, unë jam këtu, LDK këtu, mendoj se do t’i fitojmë zgjedhjet. LDK do ta mundë Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmeti nuk do të jetë më kryetar i Prishtinës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme