Beqiri: Vetëvendosje po ia humb Prishtinës mbi 20 milionë €

Në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ishin të pranishëm 80 deputetë për të miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në seancë mungonin deputetët e Vetëvendosjes.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, u bëri thirrje deputetëve që të futen në sallë për të miratuar marrëveshjen.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, akuzoi Vetëvendosjen se me mosprezencën e tyre në seancë po ia rrezikojnë Prishtinës mbi 20 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kjo pikë dhe kjo marrëveshje është e rëndësishme për vendin.

“Deputetët që nuk janë në sallë ata të VV-së është në këtë pako të ndihmës që marrim nga BE janë edhe 33 milionë për energjinë dhe 22 milionë për ngrohjen nga ‘Termokosi’ në Prishtinë dhe ngrohjen në Gjakovë”.

“Këta zotërinjtë që e udhëheqin Prishtinën sot ja rrezikojnë dhe ja humbin 22 milionë euro Prishtinës. Deputetët e VV-së po e politizojnë këtë çështje dhe ja humbin këta miliona euro Prishtinës. Kjo e dëshmon përgjegjësinë e tyre institucionale karshi qytetarëve”, ka thënë Beqiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal lekaj, ka thënë se çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit gjithmonë i mbështesin.

“Por, do të kundërshtojmë të keqen e këtij vendi”, ka thënë ai.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të Nismas për Kosovën, Valdete Bajrami, ka theksuar se edhe ky subjekt politik gjithmonë ka mbështetur projektet në interes të qytetarëve.

“Ne jemi pro kësaj marrëveshje dhe nismave në të mirë të qytetarëve të vendit”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme