“Bëra një fushatë ndryshe”- Iris Luarasi: Opozita do vazhdojë me të njëjtën skenar, “deja vu”! Lënia e Tabakut dhe Alimehmetit në listë të hapur, autogol i Berishës

Kandidatja e PS-së në zgjedhjet e 11 majit, Iris Luarasi ishte pasditen e sotme në Kjo Javë, News 24 për të folur për votimet që lamë pas dy javë më parë.


iris luarasi

Luarasi, e cila do jetë pjesë e parlamentit të ri, shprehet për Nisida Tufën se bëri një fushatë ndryshe, jo në një zonë të dedikuar elektorale në Tiranë.

“Bëra një fushatë ndryshe. Nuk kisha një zonë të dedikuar. Ishe pjesë e hapësirës që duhej të lihej njerëzve që ishin në lista të hapura. Nuk mund t’ju thoja njerëzve votoni njerëzve Iris Luarasi, por votoni numrin 5. Ishte një betejë që për pak vota ishe apo nuk ishte pjesë e parlamentit.”

Sipas saj, strategjia e Ramës në ndarjen e listës së hapur dhe të mbyllur funksionoi.

“Strategjia e Ramës për futjen e njerëzve që nuk janë marrë me politikë dhe futja në listat e sigurta, mendoj se ishte strategjia e duhur dhe mënyra e vetme për ta ndryshuar anëtarësimin e njerëzve në një parti politike. Fushatën e bëra në studio televizive.

Për mua kanë qenë zgjedhje të vështira. Është një sistem i mirë për të sjellë vota për partitë politike. Por kandidatët i vë në garë shumë të fortë.”

Sa i përket vendimit të opozitës për të mos njohur zgjedhjet, sipas saj është taktikë e Berishës. Ndërsa shton se strategjia e Berishës me lënien jashtë listës të sigurt të Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit ishte autogol i Berishës.

“Mendoj se ka lidhje kryesisht me zotin Berisha. Listat vinë nga kryetarët e partive, edhe fitorja nëse vjen i shkon kryetarit nëse nuk vjen, mungesa e fitores duhet ti shkojë kryetarit të partisë. Meritën më të madhe kur fitohet e ka trajneri dhe përgjegjësinë. E kam thënë më parë, me listat e PD-së i referohem Tiranës, edhe me fitoren e Tabakut dhe Alimehmetit, por ishte autogol i Berishës që nuk i vuri në listën e sigurt.

Kur i del i pari në primare dhe nuk e fut në listë, për çfarë e bëre procesin. Ajo qe një minifushatë më vete, shpenzoi energji, takime me njerëz, nuk ishte proces i pakushtueshëm. Del e para dhe e sheh veten jashtë listës. Nuk e shoh qëllimin. Militantët dhanë përgjigjen kush duhej në lista. Për fat të Tabakut do jetë në parlament, për fat të keq të zotit Alimehmetit, me 18 mijë vota nuk e sheh në parlament. Jam i sigurt se do jetë zë publik, por mendoj se e meriton nga e djathta të jetë atje.”

Edhe për vijimin e aksionit opozitar në parlament, ajo mendon se do jetë një deja vu me djegie karrigesh.

“Mendoj se është deja vu. Nuk është hera e parë apo e fundit që e shohim. Ishte paralajmëruar nga kreu i PS. Që kishte dhënë dhe skenarin. Nuk pati asnjë gjë të re.

Edhe shpërbërja e opozitës në këtë formë është pjesa e këtyre enëve komunikuese që të jep 83 mandate. Janë të gjithë këto element që vjen pastaj skenari deja vu. E njëjta gjë ndodhi me samitin e dhjetorit 2022, ku opozita protestoi. Si nuk mëson njeriu nga gabimet? Nuk pati efekt protesta e opozitës në samitin e 2022, zero efekt prodhoi protesta e opozitës në 17 maj. Nuk e kam lexuar në asnjë vend rezultatin e kësaj proteste.

Opozita do bëj të njëjtën skenar që ka bërë gjithmonë. Sa të shpenzojnë energji me protesta në parlament, me djegie karrigesh. Kur e bën buxhetin e një viti të tërë të kalojë në 4 minuta, ky është rezultati që je vlerësuar dhe ke marrë një notë në zgjedhjet e 2025.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme