Berisha akuzon për korrupsion ambasadorin Lu

Ish-kryeministri Sali Berisha të martën ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, lidhur me kryeprokurorin e ri.

Berisha i ftuar në studion e “ABC News”, u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

“Llalla e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X çështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”,– deklaroi Berisha, përcjell mapo.

Më poshtë qëndrimi i tij i plotë për çështjen e kryeprokurorit dhe reagimin e ambasadorit amerikan, Donald Lu:

“Zoti Lu është në konflikt interesi. Ai ka 2 probleme. Ai do që Llalla të ikë sepse e vërteta është që Llalla e ka akuzuar Zotin Lu për korrupsion. Zoti Lu duhet të përgjigjej. Ai kërkon që të jetë më i pranishëm sesa i takon. Atëherë duhet të përgjigjet. Prokurori i shtetit e ka akuzuar se i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar të ndërpresë hetimet.

Këtë nuk mund ta bëjë asnjë Presidenti i Republikës. Kjo është shumë e rëndë. Kjo nuk ka ndodhur në 27 vite që prokurori i shtetit të akuzojë një ambasador. Zoti Lu duhet t’i përgjigjej, por përsëri ai nuk e bëri. Ai është në konflikt interesi. Së dyti ai ka kërkuar indirekt të japë emra për prokuror.

Kjo është e vërteta. Nëse ai bën këtë ka dalë nga detyra e tij. Kjo është e papranueshme. Nuk ka njerëz më proamerikanë se shqiptarët. Ai është shprehur që mund të ofrojë emra. Nuk ka dyshime për këtë. Llalla është i ikur. Nuk ka dyshime as për këtë. Ai rri aty për shkak të vazhdimësisë.

Edhe të thuash që bëjeni me konsensus dhe nxjerr jashtë çdo lloj kriteri ekspertizën pa ta kërkuar njeri… Asnjë nuk ja ka kërkuar. Asnjë nuk ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për të interpretuar ligjet e parlamentit. Ai nuk mund të bëjë ekspertizën e ligjeve shqiptare”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme