Berisha: Çdo strukture në kundërshtim me Kushtetutën, faturën ia paguajnë shqiptarët

I ftuar në studion e Euro News Albania, ish-kryeministri Sali Berisha foli për Reformën në Drejtësi për të cilën tha se ka një dështim të plotë. Sipas tij, të gjitha institucionet e ngritura, drejtuesit i kanë në kundërshtim me kushtet ligjore dhe Kushtetutën.

“SPAK u ngrit në kundërshtim me kushtetutën e cila thotë se ai ngrihet në jo më pak se 10 prokurorë. Kushtetuta thotë se kryetari i KLP duhet të jetë magjistrat, ai i KED duhet të jetë magjistrat dhe as njëri as tjetri nuk janë, janë kunetër dhe beniamin. Shqipëria ka me qindra magjstratë,” tha Berisha.

“Prokurorët magjistrat i sugjeron dhe qeveris një jomagjistrat, gjykatësit dhe emërimët i bënë njëmilitant i PS i cili e ka vendin në burg sepse ka fshehur 100 milion lekë, dhe këtu flasim për Dvoranin, sepse të tjerët kanë ikur me më pak lekë.

Pse SPAK thotë Berisha ka 8 vetë. Ambasadorët janë zotuar se brenda 2017 dhe 2018 do të ngrihet SPAK dhe vetëm në fund të 2019 ai u ngrit. Dhe kjo u bë vetëm se ata që do të zgjidheshin për SPAK duhet ti jepnin garanci Ramës se nuk do të prekeshin nga SPAK.

Një nga aktet më të dënueshme ishte dosja e vjedhjeve të zgjedhjeve dhe e dërgoi në Dibër, për të folur më pas për dosjen e Bajrave që tha se ata nuk ishin bandë.“-deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, SPAK, dosjen e Bajrave e çoi në Shkodër se tha nuk janë bandë se janë dy vetë. Ai tha se çdo strukturë që ngrihet në kundërshtim me Kushtetutën është e gabuar dhe për të gjitha këto, faturën e paguajnë shqiptarët.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme