Berisha e shkarkoi në Kuvendin e tij, Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, priten shkarkime

Një ditë pasi Kuvendi i thirrur nga Berisha shkarkoi Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD, ky i fundit do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar.

Në një konferencë për shtyp, Basha bëri me dije se pritet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarëve të Kryesisë që dolën kundër tij. Anëtarët që pritet të shkarkohen nga Këshilli me propozim të Bashës. Ata janë: Edi Paloka (Kryetar i Këshillit); Belind Këlliçi; Ivi Kaso; Albana Vokshi; Aldo Bumçi; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi; Flamur Noka; Ervin Minarolli; Ledina Mandia dhe Tomorr Alizoti.

 

Kryedemokrati nuk e ka njohur për asnjë moment vendimin e marrë për shkarkimin e tij. Madje, dje ai përdori një gjuhët të ashpër kundrejt Berishës, duke e quajtur atë mbeturinë të “komunizmit dhe korrupsionit” që do t’i vijë fundi në 18 dhjetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme