43 deputetë të Kuvendit të Kosovës, të premten e kaluar i dhanë “dritën jeshile” shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Ndër ta ishte edhe deputeti I NISMA-s, Zafir Berisha.
Për këtë të fundit gjatë ditës së djeshme, I ftuar në një emision televiziv ka folur deputeti Ilir Deda.
Deda ka kritikuar të gjithë ata që kanë dhënë nënshkrimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Pas deklaratave të Dedës, ka reaguar edhe deputeti I NISMA-s, Zafir Berisha.
Përmes një postimi në facebook, ai ka fyer rëndë Dedën, duke e quajtur “nip i Beogradit”.
Ky është postimi i plotë i Berishës:
Ajde politik ajde!!!
Nipi I Beogradit, Ilir Dedaj e paska marrë të dretën me fol për nënshkrimin tim!
Keq e paskan njoftu dajt.