Berisha gjen arsyet e mosçeljes së negociatave me BE-në

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kreu i Qeverisë, Sali Berisha, ka folur për atë që ai e konsideroi dështim të negociatave në muajin dhjetor për Shqipërinë.

 

Ai u ndal në disa arsye, që, sipas tij, më madhorja është shkatërrimi i marrëveshjes me opozitën nga ana e Edi Ramës.

“Është ky dështim që lëndon në shpirt, në shpresë dhe besim çdo qytetar shqiptar. Ua them ju se gjatë këtyre 8 viteve Shqipëria kishte çdo potencial për të shënuar progres të ndjeshëm në hapjen e negociatave. Kishte çdo shan dhe mundësi. Këta nuk kanë sot gjë tjetër në botë përveç xhepit të tyre dhe interesit të tyre personal. Këta nuk kanë interes për fëmijët jo nuk kanë,. Pse nuk u hapën negociatave? Shkaku më themelor është varrosja e konsensusit nga Edi Rama. Zonja që e priti ia tha në fytyrë para popullit shqiptar dhe gjermanë. Marrëdhëniet politike brenda vendit dhe fryma e konsensusit do të ishin garancia absolute e hapjes së negociatave. Lexoni pak raportin se çfarë thotë. Dëgjoni se çfarë tha përfaqësuesja në PE. Kjo ishte arsyeja kryesore pse Shqipërisë nuk i tha s’kemi punë me ty, por jo i tha do shikojmë më vonë kur do të hapen negociatat”, tha Berisha. Duke u ndalur në arsyen e dytë ai tha se ka të bëjë me luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

“Cila është arsyeja e dytë e madhe? Ju dhe Sajmir Tahirin mbajeni ta keni me shëndet. Janë disa vende anëtare të BE që nuk janë dakord. Krimi është arsyeja e dytë. Kanabisi po merr revansh të madh. Janë disa ministri të brendshme të evropian i kanë nxjerr kartonin e kuq, janë disa vende të BE-së që nuk janë dakord pasi ministritë e tyre të brendshme janë të lemeritura nga krimi në Shqipëri”, tha ai, duke falënderuar kancelaren gjermane edhe për çështjen tjetër që vuri në dukje gjatë takimit me Ramën, zgjedhjet e ardhshme që d të mbahen vitin tjetër në Shqipëri. /Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme