Gjykata Kushtetuese, me datë 19 nëntor 2024 do të shqyrtojë në seancë gjyqësore kërkesat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për rrëzimin e masave të sigurisë të ndërmarra ndaj tij nga SPAK dhe GJKKO.
Kërkesa e Sali Berishës:
“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 17, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156) të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.
Sali Berisha ndodhet që prej dhjetorit të vitit të kaluar nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për çështjen “Partizani”. Të gjitha kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.