Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, gjatë seancës së Kuvendit, kërkoi që të merren masa ndaj deputetëve të Listës Serbe.
Berisha i ka akuzuar ata për përkrahje të politikave nacionaliste serbe kundër Kosovës duke i quajtur si agresion. Berisha tha se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të përjashtohen.
Sipas tij përfaqësuesit e Listës Serbe kanë marrë pjesë në vënien e gurthemeleve të përmendoreve të carëve serbë që dihet se kanë bërë krime ndaj shqiptarëve.