Besnik Berisha, këshilltar i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një prononcim për Telegrafin, thotë se gjendja shëndetësore e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, është rikuperuar dhe se atij i është rekomanduar intensifikim i terapisë fizikale.“Pas një ekzaminimi të detajuar të z. Mustafa, të kryer nga mjekët në Gjermani para pak ditësh, rezulton se tashmë kemi të bëjmë me një gjendje shëndetësore të rikuperuar për z. Mustafa”, ka thënë Berisha për Telegrafin.
“Të kënaqur me rezultatin e trajtimin dhe progresin e arritur, mjekët, për në ditët në vijim kanë rekomanduar të intensifikohet dhe me shumë terapia fizikale, e cila çdo ditë e më shumë po jep rezultate të kënaqshme” .Sipas tij, kjo dinamikë pritet të zgjasë deri në një vlerësim tjetër të specialisteve që udhëheqin me trajtimin mjekësor të Mustafës. /Telegrafi/