Berisha: Më 26 maj ka revoltë, i tregojmë vendin Edi Ramës…

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se më 26 maj ka revoltë.

“Dëshiroj që revolta të ndajë Shqipërinë nga e keqja, vendi është pranë një konflikti, nëse ti u heq qytetarëve edhe shpresën më të fundit që është drejtësia, atëherë rruga e vetme është revolta dhe përballja. Nëse ti i shemb garantin e Kushtetutës, atëherë qytetarët nuk duhet të ikin por duhet të qëndrojnë në këtë vend dhe të përballen dhe të hedhin kalbësirën”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se opozita del në shesh për t’i treguar vendin Edi Ramës dhe për të zgjidhur këtë krizë.

“Edi Rama ka sjellë krizën më të rëndë të 27 viteve, Edi Rama duhet t’i hapë rrugën vendit për zgjidhje politike, që janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Berisha.

Sipas tij, pasi të shembet perandoria e drogës, pasi të shemben shtyllat e narko-shtetit, atëherë qytetarët shqiptarë do të votojnë të lirë dhe PD duhet të përgatitet të ofrojë alternativën e saj qeverisëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme