Berisha: Me shkarkimin e Anuela Ristanit nga burgu, Veliaj filloi sulmin ndaj Ramës

Një ditë më parë Erion Veliaj nga qelia shkarkoi kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Kreu i PD, Sali Berisha ndërsa foli për këtë çështje në një bashkëbisedime në Facebook me qytetarët, tha se ky akt i Veliajt tregon dobësinë e kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij sa vjen kryeministri po dobësohet politikisht.

“Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon që Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani të ja heqin edhe patkojtë. Nëse qytetarët e kanë konstatuar e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare te një vilë tjetër qeveritare. Njofton ndryshime por nuk bën dot asnjë ndryshim. Pra është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij. Nuk mohohet se gjykata kushtetuese, vlerësoi si antikushtetues procedurën e  shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet Këshillit Bashkiak socialist të tij, por momenti që u zgjodh nga Veliaj për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare dëshmon dobësinë e Edi Ramës. Është një betejë mes tyre, por viktimë janë qytetarët e Tiranës. Sa më shumë t’i nxjerrin sytë njeri tjetrit aq më shumë e meritojnë”, tha ai.

The post Berisha: Me shkarkimin e Anuela Ristanit nga burgu, Veliaj filloi sulmin ndaj Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme