Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se e pret fati i etërve mizorë. Berisha ka postuar në rrjetin social një koment mbi protestën e zhvilluar në Kukës nga të rinjtë që kërkojnë lirimin nga qelia të 11 qytetarëve të arrestuar pas protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit.
“Të rinjtë e Kukësit në protestë kundër Edi Ramës për lirimin e të burgosurve politikë!
30 vjet më parë, xhelati Kristaq Rama do firmoste varjen në sheshin e qytetit për motive politike të poetit të shquar Havzi Nela. Sot i biri Edvini, në një akt urrejtje dhe hakmarrje atërore mban të burgosur politik 11 qytetarë guximtarë të Kukësit!
Fati i etërve mizore e pret!”, shkruan Berisha në rrjet.