Berisha për ndalimin e Haradinajt: Hakmarrje primitive e qarqeve raciste dhe albanofobe

Një urdhërarresti për Ramush Haradinajn, fund e krye politik dhe antishqiptar i xhelatëve të Beogradit!

Kështu e ka cilësuar ndalimin e kreut të AAK-së e ish-kryeministrit të Kosovës, Sali Berisha që ka qenë president e kryeministër i Shqipërisë për nga dy mandate.

“Të dashur miq, dje autoritetet policore franceze ndaluan mbi bazën e një urdhër arresti politikisht të motivuar të xhelatëve të Beogradit, ish kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK, komandantin dhe heroin e luftës çlirimtare te Kosovës, zotin Ramush Haradinaj. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë mandat hakmarrës primitiv të qarqeve raciste dhe albanofobe të Beogradit, u bëj thirrje autoriteteve franceze të mos bien në kurthet bizantine serbe që punojnë vetëm për destabilizimin e rajonit, por të lirojnë menjëherë zotin Ramush Haradinaj pasi të gjitha akuzat e stisura të Beogradit janë hedhur poshtë si fund e krye të pavërteta nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës”, ka shkruar tash deputeti i PD-së, Sali Berisha, përcjell Koha.net. “Unë gjithashtu i bëj thirrje BE të ndërhyjë menjëherë dhe të dënojë këtë qëndrim destabilizues të Beogradit në rajon”, ka shtuar më tej ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme