Në këto ditë, kur politika po zien nga akuzat për historinë e lobimit në SHBA, ambasadori amerikan nuk është prononcuar akoma.
Të mërkurën ai ishte tek zyra e Sali Berishës.
Zëdhënësja e këtij të fundit shpërndau një njoftim të shkurtër.
“Sot ish-kryeministri Berisha priti në një takim në zyrën e tij ambasadorin amerikan, zotin Donald Lu.
Në takim u diskutua për një spektër të gjerë çështjesh me interes të dyanshëm.
Diskutimet ishin të hapura!” thuhet në njoftim.